Thaçi përshëndet vendimin e FIFA-s
Hashim Thaci
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e FIFA-s i cili i lejon kombëtares së Kosovës të zhvillojë lojë miqësore ndërkombëtare.

"Vendimi i FIFA-s që të lejojë kombëtaren e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që do të ndihmojë që shteti ynë i ri të njihet edhe më shumë dhe të tregojë vlerat e veta", thuhet në një deklaratë të kryeministrit.

"Gjatë gjithë këtyre viteve, futbollistët kosovarë kanë treguar kualitete të larta të lojës si pjesë e kombëtareve dhe e klubeve të ndryshme botërore. Tani, ky vendim do t’iu mundësojë atyre që të mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe të afirmojnë sportin kosovar, duke ndihmuar kështu diplomacinë kosovare në prezantimin e denjë të Republikës së Kosovës në botë, ka vlerësuar kryeministri Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Cili ka qënë sukesi më i madh i Kombëtares shqiptare?
20%
20%
20%
20%
20%