Tifozët përplasen me trajnerin për Celinën
Tifozët e Swansea City po vazhdojnë përplasjet me trajnerin Steve Cooper për shkak të ndryshimit të rolit të lojtarit të kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.

Mesfushori Celina ka një kohë që po vazhdon të luaj në krahun e majtë.

23 vjeçari ka shënuar dy gola në 11 paraqitje dhe herë pas here ka qenë lojtari vendimtar në ndeshjet e Swansea.

Në deklaratën për faqen e internetit të klubit, trajneri Cooper ka arsyetuar vendimin duke thënë se Celina mund të ndikojë në lojë, jo vetëm në qendër, por edhe në pjesën tjera të fushës.

Shumë tifozë të Swansea nuk u pajtuan me deklarimet e tij duke insistuar se Celina duhet të kthehet në rolin e tij të zakonshëm në mesfushë.
Shtuar më 23/10/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori