Tottenham nuk i ndahet Muriqit, dërgon sërish agjentë për ta ndjekur në stadium
Skuadra e Tottenhamit nuk i ndahet Vedat Muriqit. Gjelat e ndoqën atë në ndeshjen Angli-Kosovë, por "SportWitness" bën të ditur se bomberin kosovar skuadra angelze e ndoqi dhe të hënën në ndeshjen Fenerbahçe-Alanyaspor e cila u luajt të hënën.

Por përvec Tottenhamit për Muriqin interes ka shfaqur dhe Manchester United.

Ndërkohë Muriqi ka kontratë me gjigantët nga Stambolli deri në qershor të vitit 2023, ndërsa klubi turk flitet se i ka vendosur shumën e klauzolës për shkëputjen e kontratës me një vlerë prej 50 milionë eurosh.

Muriqi ka realizuar 7 gola në 22 paraqitje për Kosovën, ndërsa e ka gjetur golin dy herë për Fenerbahçen në 4 ndeshje të kampioantit turk. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori