Tottenham rrit ofertën për Vedat Muriqin
Vedat Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi nga Kosova ishte shumë i kërkuar edhe në janar, por Fenerbahce nuk lejoi largimin e tij përkundër ofertave të shumta.

Lojtari mbetet objektivi kryesor i skuadrës së madhe angleze Tottenham Hotspur, pasi atë tani po e duan edhe tifozët londinez që e cilësojnë si "Diego Costa i ri".

Edhe trajneri Jose Mourinho ka simpati të madhe për kosovarin, teksa Spurs ofruan 20 milionë euro në janar, por që kjo ofertë ishte refuzuar nga Fenerbahce.

Mediat angleze kanë raportuar se Spurs e kanë ngritur ofertën e tyre në 25 milionë euro për prizrenasin.

Fenerbahce duket se do ta lejoj largimin e tij, pasi që ka filluar të mendojë për zëvendësuesit ku ka kontaktuar kroatin Nikola Kalinic.

Gjithsesi Spurs nuk do ta kenë të lehtë afrimin e lojtarit, pasi për të ka shumë oferta.

Lazio, Napoli e Fiorentina e duan në Itali, ndërsa edhe Leicester City, Brighton e Aston Villa në Angli.

/Telegrafi/


Shtuar më 17/04/2020, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori