Trajneri i Kelmendit shpërthen ndaj qeveritarëve kosovarë
Pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike, tashmë trajneri i saj Driton Kuka nuk ka mundur të durojë duke "shpërthyer" me kritika të ashpra ndaj qeveritarëve të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", Driton Kuka thekson se premtimet për sportin e xhudos kanë mbetur vetëm fjalë.

Ky është reagimi i plotë i Kukës:

Euforia kaloi, medaljen e artë Olimpike e kemi sjell në shtetin tonë e për popullin tonë!

Kaloi edhe “meritokracia” e shumë njerëzve rreth ekipit tonë me sesione fotografike!

Ne vazhdojmë punën çdo ditë 4-8 orë në ditë dhe atë unë me nxënësit e mi, deri sot asnjë ndryshim as lëvizje pozitive përveç fjalëve për Sportin e xhudos, për ekipin Olimpik për Tokyo 2020 …

Shteti dha Shpërblimet sipas ligjit, me një përjashtim pozitiv karshi Norës nga Ministri, por asnjë institucion tjetër asnjë lëvizje, mos mendoni që nuk i kuptojmë sjelljet Hipokrite të disa institucioneve e besa edhe individëve që vrapuan të duken sikur kan ba namin duke kontribuar për medaljen e artë Olimpike

Mos të mendoj askush që me qetësi do tejkalohen dështimet e shumë njerëzve karshi Sportit do i shpalosim krejt një nga një.
Shtuar më 01/09/2016, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori