Trepça ’89 mëson kundërshtarin, shumë shanse për kualifikim

Pëlqej
Shorti i Ligës së Kampioneve ka qenë me fat dhe për Trepça ’89, që në debutimin e saj ka gjetur nga vazot e shortit një ekip relativisht të lehtë dhe që nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Përballë kampioneve të Kosovës, në turin e parë të turneut do të jetë Vikingur i Ishujve Faroe, që merr pjesë për herë të parë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Kundërshtari i skuadrës nga Mitrovica është një klub i ri, i formuar vetëm në vitin 2008 dhe shihet si një rival që mund të kalohet, çka do t’i sillte të ardhura të mëdha skuadrës kosovare.

Shtuar më 19/06/2017, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori