Humbja e dytë radhazi, këtë herë në shtëpi me Istogun ka shtyrë trajnerin e Trepcës, Emin
Ajvazi të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës
mitrovicase.
Trajneri ja komunikoi vendimin e tij dhe drejtuesve të klubit në përfundim të ndeshjes së kësaj fundjave, të humbur përballë vendit të fundit në
renditje Istogu.
Skuadra mitrovicase e nisi mirë kampionatin teksa që në javën e parë arriti të fitojë me Ferizajn në shtëpi, ndërkohë që u përsërit dhe në takimin tjetër të luajtur përpara publikut të tij me Dritën e Gjilanit, por humbjet me Hajvalinë kryesuese dhe Istogut mesa duket shtynë Ajvazin të mendonte se nuk mund të punonte më për xehetarët.
Pas pesë javësh kampionat,
skuadra e tij ka regjistruar dy fitore dhe 3 humbje duke pasur gjashtë pikë në
renditje. Në javën e 6-të mitrovicasit do të luajnë në transfertë me një tjetër skuadër në krizë këtë sezon, Besën e Pejës.
Shtuar më 15/09/2014,
ora 10:38