"Tuttosport": Klubi i madh italian rinis negociatat me Milot Rashicën
Milot Rashica do t’i jap fund aventurës me Werder Bremenin, derisa e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Pas përfundimit të edicionit në Bundesliga, Rashica ka në dispozicion disa oferta nga RB Leipzigu, Hertha e Berlinit dhe Milani, raporton “Tuttosport”, përcjell “Zeri.info”.

Megjithatë edhe Napoli duket një alternativë e mirë për Napolin.

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli ka nisur bisedimet për transferimin e 24-vjeçarit nga Kosova, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

“I preferuari i Giutolit vazhdon të jetë Milot Rashica. 24-vjeçari ka në derë edhe ofertën e RB Leipzig prej 15 milionë euro, për të cilën ende nuk është vendosur”, shkruan fillimisht media italiane.
Shtuar më 30/06/2020, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori