U përfol se do largohet nga Liverpooli, tifozët e kuq reagojnë për Shaqirin
Dje në media u raportua se Liverpooli do të nxjerrë në shitje Xherdan Shaqirin. Por tifozët e Liverpoolit nuk besojnë te largimi i shqiptarit nga Anfield Road, teksa kanë reaguar në Twitter, shkruan Albeu.com.

"Kjo po bën të sëmurem", shkruan @ckazakis.

"Pak e çmendur që ne duhet ta shesim Shaqirin për ta financuar një transferim tjetër, apo jo? Klubi është në pozitën më të mirë që ka qenë që një kohë të gjatë. Nuk duhet të jemi ende të varur nga shitjet për të blerë lojtarë të tjerë, veçanërisht kur kemi arritur në dy finale të Ligës së Kampionëve radhazi", shkruan @mightyreds88.

"Lallana duhet të jetë lojtari i parë që largohet këtë verë, jo Shaqiri i cili ka bërë më shumë sesa mjaftueshëm përkundër që nuk ka luajtur shumë", shkruan @becibradley.

Ndërkohë Xherdan Shaqiri këtë sezon ka realizuar 6 gola në 30 ndeshje me Liverpoolin, por në fazën e dytë shqiptari nga Kosova ka qëndruar më së shumti në stol nga trajenri i Liverpoolit, Jurgen Klopp /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori