Valon Ahmedi nënshkruan për klubin kroat
Listës së lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatin kroat i është shtuar dhe një emër tjetër.

Bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi, i cili ka firmosur me Inter Zapresic në Kroaci.

Ahmedi që më parë ka qenë me Çeljen apo Mariborin në Slloveni, kaloi në Izrael tek Kiriat Shmona, por që nga kjo verë ishte pa ekip.

Tashmë që ka gjetur klubin e tij të ri, Ahmedi u shpreh: “Do doja të falenderoj Inter për këtë mundësi që më jep, jam i lumtur të vij në Zapresiç. Do bëj më të mirën që të ndihmoj ekipin e gola dhe asiste”.
Shtuar më 28/09/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori