Vendoset përfundimisht e ardhmja e Zhegrovës, ja ku do luajë sezonin e ri ylli kosovar
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, do të jetë sërish pjesë e Baselit, ka mësuar KOHA nga burime të afërta me futbollistin e krahut.

Zhegrova te Baseli ishte i huazuar nga Genku i Belgjikës për një vit e gjysmë. Madje ekipi zviceran pati mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi Baseli nuk e shfrytëzoi fillimisht këtë të drejtë. KOHA mëson se Zhegrova megjithatë do të luajë sërish në Zvicër.

Nuk bëhen të ditura detajet, por Zhegrova ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së madhe zvicerane, me të cilën në edicionin që përfundoi pak ditë më parë shënoi dy gola dhe kontribuoi me tri asistime në 22 paraqitje. Ai për Kosovën në 15 paraqitje ka shënuar dy gola.

21-vjeçari Zhegrova me Genkun ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.
Shtuar më 14/08/2020, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori