ITALI/ Vijon kërkimi me helikopter dhe anije zhytëse për Florijana Ismailin
Vazhdon kërkimi me helikopterë, anije e zhytës për Florijana Ismailin

Shpresat janë gjithnjë e më të vogla për gjetjen e fubollistes shqiptare, Florijana Ismaili.

Që nga e shtuna e kaluar 24 vjeçarja është zhdukur, pasi kishte hyrë për not së bashku me një shok në liqenin e Como-s në Itali.

Autoritetet italiane dhe zvicerane ende janë duke e kërkuar për të gjetur trupin e saj me helikopterë, zhytës e anije por ende nuk ka asnjë shenjë pozitive.

Edhe familjarët e saj janë pesimist që Ismaili mund të jetë gjallë.

Ndersa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ofruar ndihmë duke vënë në dispozicion Forcat e Sigurisë së Kosovës për të kërkuar trupin e Ismailit.
Shtuar më 02/07/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori