Xhaka me zemër të madhe, bën shqiponjën para ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda (VIDEO)
E gjithë shqiptaria ka sytë nga ndeshja Tirana-Crvena Zvezda që luhet nesër në “Air Albania” nga ora 20:00, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

“Besa – besë”, këngë kjo që normalisht i kushtohet shqiptarëve, është publikuar sot nga dyshja Bimbimma dhe Nush, raporton GazetaBlic.

Në këtë videoklip janë parë fytyra të ndryshme të njohura – duke bërë shqiponjën, e në mesin e tyre ishte edhe futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka. (Minuta 2:05)

Përveç Xhakës, “shqiponjën” me duar e kanë bërë edhe Eros Grezda e komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha.

Ky klip është lansuar sot, megjithatë ky nuk është ndonjë provokim apo diçka e ngjashme para ndeshjes, por për koiçidencë ndërlidhet, pasi është publikuar një ditë para duelit të zjarrtë.
Shtuar më 24/08/2020, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori