Xhaka nuk luajti ndaj Burenemouth, Emery tregon arsyen
Arsenali shkatërroi dje në shtëpi 5-1 Burnemouth por në këtë takim nuk luajti Granit Xhaka.

Për këtë ka folur vetë takniku Unai Emery duke bërë të ditur se Granit Xhaka nuk është i lënduar, por thjesht kishte pushuar.

Megjithatë Emery bëri të ditur se Xhaka do të luajë në derbin ndaj Tottenhamit në datën 2 mars,

"A është Xhaka në rregull?, Po, ai është mirë. Sot e kishte pushim", sqaroi Emery në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Në mungesë të Xhakës, Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi startuan në mesfushë të Arsenalit.
Shtuar më 28/02/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori