Xherdan Shaqiri: Jam i mërzitur, nuk është e lehtë për mua
Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po kalon një periudhë mjaft të vështirë, teksa nuk po gjen hapësira në formacionin e Klopp.

Shqiptari ka zbuluar se është paksa i frustruar, për faktin se nuk i jepen minuta të mjaftueshme.

"Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Duhet të jem në gjendje që të përballem me situata të tilla, duhet t’i pranoj, kam qenë gjithmonë me skuadrën", tha Shaqiri.

"Nuk mund të pyesësh trajnerin që të fusë në çdo ndeshje. Kemi një trajner fantastik, një klub të madh dhe atmosfera është shumë familjare. Shpresoj që të sjellim Premier Ligën në Liverpool pas 30 vitesh", tha mes tjerash Shaqiri.

Shtuar më 19/09/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori