Ylli i Kosovës pritet të rikthehet shpejt në fushë
Hekuran Kryeziu nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga muaji prill i këtij viti.

Ai kishte këputur ligamentet e gjurit dhe u desht që të operohej.

Rehabilitimi ka shkuar sipas planit dhe ka disa javë që Kryeziu ka filluar të stërvis me ekipin e Zurichut në Zvicër.

Sipas burimeve të Indeksonline, 26-vjeçari pritet të rikthehet nga lëndimi në fund të dhjetorit.

Mesfushori nga Gjilani do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë Veriore.
Shtuar më 03/12/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori