Ylli kosovar i Lazios drejt skuadrës gjermane
Valon Berisha nuk po arrinw tw gjejw njw vend titullari te skuadra e Lizios e cila momentalisht po gwzon njw formw fantastike.

Klubi lacial raporton se është shumë afër marrëveshjes për huazimin e Valon Berishës te Fortuna Dusseldorfi.

Kontrata e kosovarit me Lazion skadon në qershor të vitit 2023, por që lojtari pritet të huazohet te Dusseldorfi deri në fund të sezonit.

Düsseldorfi aktualisht është i 18-ti në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë, ndërsa trajneri i skuadrës ka simpati të madhe për futbollistin.

Berisha këtë edicion është paraqitur 8 herë për Lazion, katër herë prej tyre në Europa League.
Shtuar më 29/01/2020, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori