Zbulohet arsyea pse Bylbyl Sokoli dha dorëheqjen nga Prishtina
Vetëm 18 ditë ishte qëndrimi i trajnerit Bylbyl Sokoli në krye të Prishtinës.

Vetëm një ditë para ndeshjes me Gjilanin, në konferencë të jashtëzakonshme, “Profa” vendosi të dorëzohet, duke thënë se këtë po e bën për shkaqe shëndetësore.

Vendimi për të dhënë dorëheqje ishte i papritur për të gjithë, madje edhe për drejtuesit e Prishtinës.

Megjithatë, sipas burimeve të Indeksonline e vërteta qëndron ndryshe.


Sokoli e ka pasur problemin në gjurin e këmbës që disa muaj, dhe kjo nuk e ka penguar ta ushtroj detyrën te Ferizaji.

Problemet financiare të “bardhekaltrit” kanë qenë faktori kryesor që e ka shtyrë atë të jap dorëheqje.

Vetëm pak ditë para ndeshjes me Gjilanin, Prishtina nuk ka ekzekutuar pagat e plota për futbollistët por vetëm gjysmën, ndërkohë Sokoli ka kërkuar nga krerët e klubit që lojtarët të paguhen rregullisht, ndryshe nuk mund t’i motivoj për të arritur objektivat.

Kujtojmë që pas kësaj, Prishtina ka zgjedhur trajner Armend Dallkun, që deri vitin e kaluar ishte futbollist aktiv te ekipi kryeqytetas.
Shtuar më 24/09/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori