Zeneli përzgjidhet në "top 11"-shen e javës në Francë
Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, vijon të dhurojë paraqitje të mira në kampionatin francez të futbollit.

Revista dhe platforma sportive e njohur “Ëho Scored” e vendosi mesfushorin e lindur në Suedi, si më të mirin në rolin e tij në ligën franceze për renditjen e muajit mars.

Në një skemë virtuale 4-4-2, 24-vjeçari i skuadrës së Reimsit është zgjedhur më i miri në krahun e majtë. Arbër Zeneli meritoi formacionin më të mirë në mesin e yjeve të tillë, si Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria.

Zeneli u transferua tek ekipi i Reimsit gjatë merkatos së janarit, e deri tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste në elitën e futbollit francez.




Shtuar më 09/04/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori