Mediumi më prestixhioz në Zvicër, Blick shkruan sot se
Kosova është gati të marr
talentin e
Basel, Orges
Bunjaku.
Madje, gazeta e famshme shkruan se
Kosova ka deponuar ofertën e parë për Bunjakun dhe se 18 vjeçari shpejt pritet të vesh fanelën e Kosovës.
Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje për FC
Basel, por me paraqitjet e tij ka mahnitur të gjithë duke bërë me dije se bëhet fjalë për një talent të madh.
Bunjaku është mesfushor qëndror dhe shquhet për pasqyrën e lojës si dhe forcën fizike që ka.
I pyetur për zgjedhjen mes Kosovës e Zvicrës, talenti i
Basel ka thënë se nuk ka presion për këtë dhe se me kohë do të vendos se për cilën përfaqësuese do të luaj.
Shtuar më 22/04/2020,
ora 12:30