Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon pse e arrestoi Nasim Haradinajn
Zyra e ProkuroritSpecializuar ka dhënë detaje për arrestimin e nënkryetarit të OVL UÇK, Nasim Haradinajt.

Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Haradinaj u arrestua në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të SpecializuaraKosovës.

Kjo është komunikata e plotë:

Nasim Haradinaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e ProkuroritSpecializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të SpecializuaraKosovës.



Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e ProkuroritSpecializuar, policia në kuadrin e Zyrës së ProkuroritSpecializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e ProkuroritSpecializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur.
Shtuar më 26/09/2020, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori