Zyrtare/ Mali i Zi do të luajë pa tifozë përballë Kosovës
Mali i Zi e ka humbur apelin kundër vendimit për të luajtur pa asnjë tifoz në stadium, në garat Evropiane, të cilat do të mbahen në Qershor. Kombëtarja malazeze do t’i nënshtrohet sanksioneve të UEFA-s për sjellje raciste të tifozëve të saj gjatë ndeshjes me Anglinë, e cila u mbajt në muajin mars.

Lojtarët e Anglisë, ishin cak i sulmeve raciste në Podgoricë, gjatë lojës e cila u mbajt më 25 mars, që rezultoi me fitoren e Anglisë, 5-1, e në veçanti, Raheem Sterling.

UEFA vendosi në prill se Mali i Zi, duhet ta mbyllë stadiumin për lojën e tyre të ardhshme, e cila do të mbahet ndaj Kosovës, për kualifikimet e grupit A, të Kampionatit Evropian, raporton Euronews.

"Apeli i bërë nga Federata e Futbollit të Malit të Zi është refuzuar" tha UEFA në një deklaratë, ndërkohë që edhe komiteti i apelit e konfirmoi vendimin.

UEFA tha që gjithashtu e kanë refuzuar edhe apelin nga ekipi i Lazios kundër mbylljes së pjesshme të stadiumit, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Sevilës në Europa Ligë, e cila u mbajt në muajin shkurt.

UEFA gjithashtu u pajtua që ta shkurtojë ndalesën për mesfushorin e Bosnjës, Miralem Pjanic, të cili i ishte ndaluar të luaj për dy lojë, e që tani do të mungojë vetëm në një lojë. Ky vendim erdhi pas sjelljeve të tij jo etike gjatë ndeshjes kundër Greqisë, e cila u mbajt në muajin Mars.

Pjanic, tani do të luaj kundër Italisë, lojë e cila do të mbahet me datën 11 Qershor.
Shtuar më 23/05/2019, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori