Zyrtare/ Mirel Josa do të drejtojë Prishtinën
FC Prishtina në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë.

Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.

Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

Kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira.

Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas, njofton klubi prishtinas.
Shtuar më 19/09/2017, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori