Zyrtare: Vojvoda prezantohet te ekipi belg


Vojvoda edhe zyrtarisht është lojtar i Standard de Liege.

Standard de Liège përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, ka konfirmuar transferimin e Mërgim Vojvodës nga skuadra e Royal Excel Mouscron, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi i KombëtaresKosovës do ta veshë fanellën me numrin 27.

Mbrojtësi i KombëtaresKosovës ka nënshkruar kontratë katër vjeçare. Ai u ble për rreth një milion euro.

Vojvoda do ta veshë fanellën me numrin 27 te Standard de Liege.

24-vjeçari rikthehet atje ku qëndroi nga viti 2011 deri më 2014, më pas u huazua për dy vite te Sint-Truidense dhe Carl Zeiss Jena, për t’u shitur më pas te Mouscron në vitin 2016.
Shtuar më 27/05/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori