Cana optimist: Gabimet në mbrojtje nuk janë problem për ne
Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana është shprehur tepër optimist para ndeshjes me Zvicrën. Ai ka thënë se ekipi ka zhvilluar një fazë të mirë përgatitore.

Në një konferencë të mbajtur pasditen e së premtes në Lens të Francës, Cana tha se janë gabime të vogla golat e pësuar në miqësoren e fundit të Kombëtares ndaj Ukrainës.

“Na ka munguar përqendrimi si në të kaluarën dhe e kemi pësuar, por kemi treguar një ecuri të mirë dhe kemi marrë pak gola në fazën kualifikuese. Do të mbështetmi në të njëjtën mënyrë. Defektet e vogla janë gjëra të përmirësueshme, nuk janë ndonjë problem i madh dhe besoj se çdo gjë do të jetë në nivelin e duhur. Nëse ne jemi më të fortë, do fitojmë”, u shpreh i bindur Cana.

Ndërkohë, duke komentuat sfidën e nesërme ndaj Zvicrës, Cana u shpreh se disa nga lojtarët e të dy ekipeve janë miq me njëri-tjetrin. Pas kësaj konference, kuqezinjtë pritet të nisin stërvitjen e parë në Lens të Francës./Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori