UEFA, statistikat e Shqipërisë me rivalët në Grupin A
Në kuadër të plotësimit të profileve për skuadrat që do të marrin pjesë në finalet e kampionatit Europian “Francë 2016″.

UEFA ka publikuar në faqen e saj zyrtare statistikat e Shqipërisë me kundërshtarët e Grupit A, ndaj të cilëve nuk ka fituar në asnjë përballje në kuadër të kualifikueseve të Europianit apo të Botërorit.

ZVICRA- Shqipëria do të debutojë në Europian ndaj Zvicrës më 11 Qershor në Lens në orën 15:00. Kuqezinjtë kanë luajtur dy ndeshje me përfaqësuesen helvetike në kuadër të Euro 2014.
Të besuarit e De Biasit i humbën të dyja sfidat, 2-0 në Zvicër dhe 1-2 në “Qemal Stafa”.

Në të dyja përballjet shënoi Xherdan Shaqiri, që edhe pse është me origjinë shqiptare, përfaqëson Zvicrën. Në eliminatoret e Botërorit helvetët i kanë fituar të katër takimet e zhvilluara mes dy përfaqësueseve.

FRANCA- Sfida e dytë e Shqipërisë në Euro 2016 do të jetë ajo me Francës që do të luhet në “Velodrome” të Marseilles më 15 Qershor në orën 21:00.

Shqipëria është mundur nga Franca në katër përballjet që janë zhvilluar për kualifikueset e Europianit, por kuqezinjtë kanë bilanc pozitiv me “Gjelat” në takimet miqësore, teksa kanë barazuar 1-1 në Francë dhe kanë fituar 1-0 në “Elbasan Arena” me gol të Ergys Kaçes. 5-0 është fitorja më e thellë e Francës ndaj kuqezinjve, rezultat i arritur në eliminatoret e Euro 1992.

RUMANIA- Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në Grup me Rumaninë më 19 Qershor në Lens, në orën 21:00. Kuqezinjtë në të kaluarën janë përplasur plot 16 herë me përfaqësuesen ballkanase. 6 përplasje i takojnë eliminatoreve të europianit, nga të cilat 4 herë ka fituar Rumania dhe dy të tjera janë mbyllur në barazim.

Në eliminatoret e Botërorit të dyja përballjet e luajtura i kanë fituar rumunët, ndërsa në miqësore 2 fitore i përkasin Shipërisë, dy kanë përfunduar në barazim dhe në pesë të tjerat ka triumfuar Rumania.

Në përplasjen e fundit miqësore të zhvilluar në Maj të 2014-ës ën Zvicrës, golin e vetëm të sfidë e realizoi lojtari me shumë eksperiencë i Rumanisë, Razvan Rat.
Shtuar më 06/01/2016, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori