10 trajnerët që kanë shpenzuar më shumë
Ka shumë trajnerë që mendojnë se suksesi në futboll vjen nga paratë.

Nuk janë të paktë drejtuesit e skuadrave që nuk janë kursyer për të blerë lojtarët e dëshiruar edhe nëse çmimi i tyre është shumë i lartë. “Transfermarket” ka bërë një listë me trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në merkato.


Në vendin e parë “The Special One”, Murinjo me 99 blerje në karrierën e tij dhe 1.6 miliard euro të shpenzuar. Portugezi ka drejtuar ekipe si Interi, Real Madridi, Çelsi apo Mançester Junajtid .

Vendi i dytë mbahet nga rivali i Murinjos, Pep Guardiola. Spanjollit 61 blerje i kanë kushtuar 1.32 miliardë euro.

Vendin e tretë e mban Ançeloti i cili ka shpoenzuar 1.32 miliardë euro për 81 blerje në karrierën e tij.

Pesëshen e mbyllin Pelgrini me Alegrin, përafërisht me nga 1 miliard euro shpenzime në merkato.

Më pas lista vijon me: Simeone (932 milionë euro), Venger (892 milionë euro), Valverde (850 milionë euro), Benitez (824 milionë euro) dhe Konte (821 milionë euro).
Shtuar më 09/07/2020, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori