14 mijë tifozë të pranishëm, nis ndeshja Kosovë-Bullgari
Sapo ka nisur ndeshja mes Kosoves dhe Bullgarisë në stadiumin "Fadil Vokrri".

Edhe pse duket si një ndeshje jo shumë e lehtë, kombëtarja e Kosovës është përgatitur vetëm për një fitore.

Në satdium janë rreth 14 mijë tifozë cka do ti japë një frymë tjetër lojës.

Kujtijmë se Bullgaria në ndehsjen e parë të "Euro 2020" u nda vetëm me një barazim kundër Malit te Zi.

Grupin A, me Bullgarinë e Kosovën – gjenden edhe Anglia, Çekia e Mali i Zi.

Kosova e ka nisur këtë ndeshje me formacionin pothuajse më të mirë, por mungon vetëm Valon Berisha. /albeu.com /
Shtuar më 25/03/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori