20 futbollistët më të rinj në Botërorin "Rusia 2018"
Pëlqej
Botërori "Rusia 2018" nis ditën e sotme në orën 17:00 ku do të luhet edhe ndeshja e parë e këtij kampionati mes vendit pirtës, Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Për futbollistët e përzgjedhur për të luajtur në këtë Botëror, është mundësi e madhe, pasi është kompeticioni më i rëndësishëm për sa i përket kombëtareve.

Ajo që bie në sy tek skuadrat pjesëmarrëse në këtë Botëror janë disa emra të ri futbollistësh që shumcia janë të moshës 20 vjeçare.

Më poshtë do të gjeni 20 futbollistët më të ri në Botërorin Rusia 2018.

1 Daniel Arzani | Australi |4 janar 1999

Mesfushori ofensivë është i vetmi lojtar që ka lindur në vitin 1999 dhe që luan këtë Botëro. Arzani ka 20 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Melbourne City, derisa ka luajtur edhe dy herë për Australinë dhe ka shënuar golin e parë për senior në një ndeshje miqësore kundër Hungarisë.

2 Kylian Mbappe | Francë | 20 dhjetor 1998

Francezi pati një debutim të mahnitshëm më skuadrën e parë të Monakos në moshën 16 vjeçare dhe shumë shpejt tregoi vlerat e tij se është njëri prej futbollistëve më të talentuar në botën e futbollit. Forma e tij bëri që ai të transferohet si huazim në Paris Saint-Germain verën e kaluar ku ka shënuar 21 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues derisa këtë vit pritet që të transferohet tërësisht në Parc des Princes duke u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë pas Neymar që u transferua në një skuadër.

3 Achraf Hakimi | Marok | 4 nëntor 1998

Mbrojtësi anësorë është zhvilluar nga akademia e Real Madridit dhe këtë sezon ka pasur 28 paraqitje për skuadrën rezervë të tyre. 19 vjeçari ishte zëvendësues i Dani Carvajal këtë sezon dhe ka bërë nëntë paraqitje në La Liga, derisa ka shënuar edhe një gol kundër Sevillas në dhjetor.

4 Francis Uzoho | Nigeri | 28 tetor 1998

Portieri 19 vjeçar është zhvilluar nga skuadra e parë e Deportivo La Corunas, ku është zgjedhje e dytë pas numrin 1 Ruben Ivan Martínez. Uzoho ka pasur një paraqitje për skuadrën seniore të Deportivos derisa ai është portieri më i ri që ka debutuar për një skuadër në La Liga.

5 Trent Alexander-Arnold | Angli | 7 tetor 1998

Alexander-Arnold kishte një paraqitje të shkëlqyeshme me Liverpool këtë sezon duke qenë zgjedhje e parë për anën e djathtë të mbrojtjes të skuadrës nga Anfield. Ai luajti rol primar në udhëtimin e Liverpoolit për në finalen e Ligës së Kampionëve dhe është bërë një pjesë integrale e Kombëtares se Anglisë që dy vite.

6 Moussa Wague | Senegal | 4 tetor 1998

Mbrojtësi i djathtë luan për skuadrën belge Eupen dhe ka 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Claude Makelele është trajner i Wagues në Europen kurse ish mesfushori i Chelsea arriti që të mbaj këtë skuadër në Ligën e Parë belge pas fitores 4-0 në fund të sezonit.

7 Jose Luis Rodriguez | Panama | 19 qershor 1998

Mesfushori luan për skuadrën belge Gent të cilës ju bashkua në dhjetor të 2016’ës. 19 vjeçari ka luajtur për Kombëtarën U21 tërë sezonin derisa ka edhe dy ndeshje për seniorët e Panamasë të cilët e kanë ftuar edhe në Botëror.

8 Ian Smith | Kosta Rika | 6 mars 1998

Mbrojtësi i djathtë luan për skuadrën suedeze IFK Norrkoping, ku ka bërë tri paraqitje qëkurse nënshkroi me ta në fillim të vitit. Ai luajti edhe pak minuta kundër Anglisë në miqësoren që Kosta Rika e humbi më rezultat 2-0.

9 Ismaïla Sarr | Senegal | 25 shkurt 1998

Anësori kaloi në Rennes më 2017 pasi që paraqitej me ekipin e parë me FC Metz në moshën 18 vjeçare. Senegalezi ka pasur 24 paraqitje në ligë me Rene dhe ka shënuar pesë gola këtë sezon.

10 Lee Seung-ëoo | Koreja Jugore | 6 janar 1998

Verën e kaluar Lee Seung-ëoo kaloi të skuadra italiane Hellas Verona nga Barcelona, por gjigantët spanjoll mund ta kthejnë anësorin më 2019 nëse dëshirojnë. 20 vjeçari ka bërë 14 paraqitje me Veronan këtë sezon, të cilët ranë në Serie B.

11 Luka Jovic | Serbi |23 dhjetor 1997

Verën e kaluar Jovic nënshkroi me Eintracht Frankfurtin si huazim për dy vite nga Benfica. I riu kishte kaluar në Benfikë më 2016 pasi kishte shënuar 13 gola në 48 ndeshje për skuadrën e Crvena Zvezdës. Sulmuesi ka pasur një paraqitje të mirë edhe në Gjermani ku ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje për Frankfurtin që përfunduan të tetit në Bundesligë.

12 Marcus Rashford | Angli | 31 tetor 1997

Rashford është njëri prej lojtarëve më të lënduar në vijën e sulmit të Manchester United, për të cilën skuadër ka debutuar më 2016, duke shënuar dy herë në debutimin e tij në Europa Ligë dhe pastaj kishte shënuar kundër Arsenalit në Premier Ligë disa ditë më vonë. Sulmuesi ka bërë 123 paraqitje për United duke shënuar 32 gola dhe është njëri prej lojtarëve më të mirë në Angli.

13 Edson Alvarez | Meksikë | 24 tetor 1997

Edson Alvarez luan për skuadrën meksikane Club America dhe ka debutuar më 2016, duke bërë 67 paraqitje në të gjitha garat. Mbrojtësi është paraqitur 11 herë me Meksikë dhe kishte debutuar me gol në Gold Cup kundër Curacao kur ishte bërë lojtari më i ri meksikan që shënon në këtë garë.

14 Hamza Mendyl | Marok | 21 tetor 1997

Mbrojtësi i majtë Hamza Mendy luan për skuadrën franeze Lile dhe bëri debutimin e tij në skuadrën seniore në shkurt të vitit të kaluar. 20 vjeçari ka 13 ndeshje me Marokun ku kishte debtuar në Kupën e Kombëve Afrikane në prill të vitit 2016.

15 Nikola Milenkovic | Serbi | 12 tetor 1997

Ai është zhvilluar nga akademia e Partizanit të Beogradit, derisa vitin e kaluar ka kaluar në Fiorentina në Serie A. Mbrojtësi ka pasur 16 paraqitje në sezonin e tij debutues dhe është përfaqësues i Serbisë më 2016, derisa është paraqitur vetëm tri herë për skuadrën kombëtare.

16 Kasper Dolberg | Denimark | 10 tetor 1997

Dolberg është një tjetër talent i Ajaxit nga akademia e tyre. Që kurse ka filluar të luaj në skuadrën e parë më 2016, sulmuesi ka shënuar 32 gola në 77 paraqitje në të gjitha garat. Ai është paraqitur katër herë me Danimarkën dhe është çështje kohe kur ai të kalojë në një skuadër të madhe Europiane.

17 Rodrigo Bentancur | Uruguai | 25 qershor 1997

Rodrigo Bentancur zyrtarisht i është bashkuar Juventusit verën e kaluar nga Boca Juniors pasi kishte impresionuar me skuadrën argjentinase. Mesfushori nuk kishte pasur shumë paraqitje me skuadrën e parë në sezonin e tij debutues, duke bërë vetëm 27 paraqitje në të gjitha garat kurse ai pati edhe gjashtë paraqitje me skuadrën e Uruguait pasi kishte debutuar për ta shtatorin e kaluar.

18 Bassem Srarfi | Tunizia | 25 qershor 1997

Bassem Srarfi u transferua në Nice nga skuadra tuniziane Club Africain në ditën e fundit të afatit kalimtar në janar të vitit 2017. Mesfushori ka pasur 37 paraqitje në të gjitha garat për Nice deri me tani dhe ka bërë debutimin e tij me Tunezinë në mars.

19 Amine Harit | Marok | 18 qershor 1997

Amine Harit është rritur nga akademia e Nantes në Francë dhe paraqitjet e mira bën që ai të kalojë në skuadrën gjermane Schalke, ku ka pasur 29 paraqitje në sezonin e tij debutues. Pasi kishte luajtur për Francën në nivele te të rinjve, Harit vendosi që të luaj për Marokun dhe ai ka pasur tri paraqitje me këtë Kombëtare që nga debutimi me të tetorin e vitit të kaluar.

20 Albert Gudmundsson | Islandë | 15 qershor 1997

Gudmundsson u rrit si lojtarë në akademinë e PSV, derisa ka shënuar 28 gola në 63 ndeshje për skuadrën e tyre rezërve, qëkurse anësori ka nënshkruar kontratë profesionale me skudrën holandeze. Me skuadrën e parë ka pasur vetëm nentë paraqitje. Ai ka pasur një karrierë të mirë me Islandën, ku ka shënuar tri gola në pesë paraqitje.





Shtuar më 14/06/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori