200 mijë euro për tu kthyer në vendlindje, zbulohet çmenduria e Navas
200 mijë euro vetëm e vetëm për tu kthyer në vendlindjen e tij. Në këtë kohë të vështirë për shkak të emergjencës nga koronavirusi dëgjon lloj lloj çmendurirash nga ana e futbollistëve.

E fundit vjen nga Franca me portierin e PSG Keylor Navas i cili ka ndjekur hapat e Neymar, Thiago Silvës dhe Cavanit duke u kthyer në vendlindje bashkë me familjen e tij.

Por për ta bërë këtë portieri ka shpenzuar shifrën e 200 mijë eurove.

Navas është kthyer në Kosta Rika me një avion privat dhe kjo ka qenë arsyeja e shpenzimit të një shifre kaq të madhe. Tashmë portieri i PSG dhe familja e tij do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.
Shtuar më 29/03/2020, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori