204 milionë euro humbje, PSG duhet të shesë një nga yjet (FOTO LAJM)

Covid-19 dhe kriza ekonomike që ka shkaktuar kanë prekur gjithashtu klubet më të pasura në botë, mes tyre edhe PSG.

Sipas asaj që shkruan prestigjozja franceze “L'Equipe”, klubi parizien ka paraqitur një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar.

Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë duhet të nxjerrë në shitje.

Për më tepër, PSG është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kylian Mbappé dhe Neymar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy “yjet”. Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm.

Neymar, prioritet: 204 milionë euro humbje ndikojnë, pa dyshim, në planifikimin e skuadrës së PSG-së.


Detyrimi për të shitur lojtarë mund të shkaktojë largimin e një prej peshave të rënda të ekipit.

Drejtori Sportvi i PSG Leonardo e ka bërë tashmë të qartë se ai ëndërron të rinovojë si me Mbappénë dhe me Neymarin, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë më të mirën në botë.

Ka kontakte me të dy për zgjatjen e kontratës, por PSG e ka të qartë se përparësi mbetet “ylli” brazilian, rinovimi i të cilit mund të kontribuojë në shitjen e talentit francez.

Messi në horizont – Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ëndërrojë për Messin.

“Lojtarët e shkëlqyeshëm si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë”, deklaroi braziliani pak ditë më parë në një intervistë për “France Football“.

Është e qartë se me 204 milionë euro humbje, çdo operacion për të rinovuar ose nënshkruar një futbollist të ri duket i komplikuar dhe ky është menaxhim i vështirë që PSG do të duhet ta bëjë në muajt e ardhshëm.
Shtuar më 22/01/2021, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori