3 vjet pa Cruyff, djali i tij postim prekës: Për shumë njerëz ju ishit idhull, babi ti do mbetesh hero (VIDEO)


3 vjet pas vdekjes së legjendes Johan Cruyff, djali i tij Jordi kujton kampionin holandez, shkruan Albeu.com.

Johan Cruyff i cili ndërroi jetë 24 mars të vitit 2016 do të mbahet mend gjatë për lojtën tika-taka që shpiku te Barcelona.

Djali i tij, Jordi, shpërndau një mesazh në rrjetet sociale dhe një video festive për babain e tij:


"Tre vjet që na keni lënë, por prania jote qëndron në zemrat tona. Si një lojtar, një trajner, një vizionar dhe një njeri që kujdeset për të tjerët, për mua ti do mbetesh heroi im. Faleminderit për dashurinë që me ke dhënë, dhe vlerat që na keni lënë." /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori