300 euro në ditë për ushqim, kjo është dieta e Anthony Joshua (FOTO LAJM)

joshua000
Kampioni i botës në peshat super të rënda, britaniku Anthony Joshua cilëohet si një ndër boksierët më të fortë i të gjitha kohërave. Pa diskutim që çelësi i suksesit të 28 vjeçarit është edhe dieta e tij ushqimore e cila kushton plot 300 euro në ditë.

Mëngjesi

Pesë vezë të shoqëruara me avocado dhe me pak limon, një sasi e konsiderueshme spinaqi, erëza dhe tre tostë. Blenderi i mbushur me fruta të freskëta, tërshërë, kos, qumësht dhe mjalt.

Dreka

Një racion i madh me makarona dhe perime, dy pula dhe domate. Ëmbëlsira është e mbushur me fruta të freskëta, arra, mjaltë dhe granola.
]
Darka

Patate e ëmbël, peshk, oriz, lëng frutash. Darka është e përbërë me proteina ku përfshihet një sasi e konsiderueshme me qumësht dhe arra. Proteinat e ndihmojnë për të shëruar dëmtimet e shumta që mund të ketë pësuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori