40 milion euro, talenti shqiptar rinovon me Barcelonën
Mesfushori i talentuar i Kosovës, Labinot Kabashi ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri ë vitin 2021.

Pas këtij rinovimi Barcelona i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit me vlerë 40 milionë euro, ndërsa ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të bëhet pjesë e skuadrës së pare në të ardhmen.

Ai ka rinovuar me katalanasit deri në vitin 2021 me opsion rinovimi dhe për dy vite të tjera.

FC Barcelona dhe lojtari Labinot Kabashi kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2021, e cila mund të zgjatet edhe për dy vite të tjera. Labinoti do të ketë një klauzolë lirimi me vlerë 40 milionë euro që do të konvertohet në 100 milionë nëse bëhet pjesë e ekipit të parë”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Barcelonës

Kabashi më 28 shkurt mbush 19 vjeç dhe konsiderohet si një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen e Barcelonës. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori