​Hoti vizitë zyrtare në Shkup, qëllimi i takimit me Zaev
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit, Zoran Zaev.

Takimi mes homologëve do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërkohë mediat nuk do të jenë prezente në këto takime si pasojë e pandemisë.
Shtuar më 23/10/2020, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori