​Shqiptari akuzon Lorik Canën: Je hajdut, ktheja paratë shqiptarëve
Fatmir Bardhoci, mjeshtër i arteve marciale ka dhënë akuza të rënda ndaj kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës. Bardhoci e ka tepruar me kritika ndaj Canës duke e quajtur hajdut dhe se duhet të ua kthej paret shqiptarëve.

Ish presidenti i Federates Shqiptare të Taekwondos në opinonin e tij shfryen ndaj Canës të cilit si duket ia ka "zënë rrugën" me pjesëmarrjen e tij në shenjëtërimin e Nënës Terez.

Ky është postimi i plotë i Bardhocit:

“Njeriu që thotë të vertetën është i dënuar që të urrehet nga të gjithë, ata që pëlqejnë mashtrimin, vjedhjen, korrupsionin, padrejtësitë, fyerjet sharjet. Kjo mua më pëlqen, se keshtu i identifikoj ata.

Nuk mund të rri pa bërë një koment që ka të bëjë me figurën e shenjtë të Nënë Terezës, e cila u vra, u persekutua, u injorua, u sha dhe çfarë nuk ju bë asaj, familjarisht nga shteti i saj, mëmëdheu, që ajo kurrë nuk e harroi, por përkundrazi e mbrojti dhe luftoi me paqe dhe politikë deri sa i dha pavarësinë tokës ku ajo lindi. Atë e respektoi e gjithë bota, e nderoi me çmimin më të lartë nobel, kur ndërkohë shteti i saj mëmë, nuk la gjë pa shpifur kundër saj, e denoi për të mos shkelur kurrë në tokën e saj, as për të parë të gjallë njerezit më të dashur. Ajo, çfarë pashë dje në Vatikan, ishte një skandal edhe pse dëshira ishte e mirë. Pashë të ftuar politikanë, që sduhet të ishin aty, pashë ata që ja ulen imazhin vendit tim dhe nuk pash ambasadorë të vërtetë të kombit shqiptar, sportistë që arritën majat më të larta të olympit botëror, pash politikanë që kanë arritur majat e olympit të tyre botëror me paratë e vjedhura nga shqiptaret e varfër, nga ata që Nënë Tereza thurte vargje dhe plane se si ti ndihmonte.

Me gjithë respektin për kontributin që ka dhënë Lorik Cana, në sportin e Futbollit për Shqipërine do doja të shkruaja vetëm kaq: ke bere vetëm detyrën! Ashtu siç duhet ta beje çdo shqiptar.

Por, ti je ai që ke fituar më shumë nga futbolli dhe jo futbolli nga ti, ti ke fituar më shumë nga Shqipëria dhe jo Shqipëria nga ti.

Ti, nuk ke bërë asgjë më shumë seç kanë bërë paraardhesit e tu që kanë përfaqësuar Shqipërinë e me barkun bosh që në vitet 1930,

Ti ke marrë miljona vetëm pse ke qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar,

Nuk je ti ai që e dërgoi ekipin shqiptar në Evropian, por ishte Akti heroik i Ismail Morinës,

Ishin pazaret që bëtë bashkë me De Biasin duke shitur ndeshjet me Portugalinë dhe Serbinë dhe duke blerë ndeshjen e fundit.

Ti nuk e meritoje të ishe fare i ftuar në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!

E din pse?

Ti bashke me ata mjekroshet e tjere dhe te gjithe ata qe e quani vehten te paster dhe faleni para Allahut tuaj, ju jeni Hajdute, ju vodhet pa piken e turpit, te pakten 1Miljon euro nga buxheti i shtetit, nga te varferit qe nene Tereza i ushqente me fondacionin e saj, duke kerkuar ne dyert e botes.

Me c’te drejte?

E di se jua dhanë. Por nuk duhet ti pranonit paratë e vjedhura nga një Kryeministër i cili i ligjëroi vjedhjet me vendim të këshillit ministrave.

Ju nuk i meritonit! Për çfarë i morët?

Sepse shkuat në evropian dhe u kthyet si humbës? Ështe akt i kundraligjshëm dhe si i tillë duhet të dënohet.

Sapo të ndryshoje sistemi në drejtësi, nëse nuk e ka bërë dikush tjetër para meje, do tju takoj në bankën e të akuzuarve, para ligjit.

Ju nuk ishit medaliste siç e parashikon ligji për sportin, i cili u ka caktuar kampionëve 40 mije euro afërsisht. Por ju morët dyfishin pa fituar asnjë round. Në bazë të cilit ligj? Ligjet i miraton kuvendi, dhe i ndryshon këshilli i ministrave. Por nuk mund të marrë vendime të kundraligjëshme. Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë tonë të bukur të krimbur nga brenda me hajdutë dhe kriminelë pozitë-opozitë.

Kthejuani paratë të varfërve ish kapiten!

Pastroje figurën tënde që të mos mbahesh mend ndër breza si hajdut për 1miljon euro.

Shqiperia të ka dhënë shumë më shumë.

Ti nuk mund të drejtoje një event të tillë.

Duhet të të vriste ndërgjegjja sepse ke marrë paratë e të varfërve, je kundër nënë Terezës dhe misionit të saj.

Ti nuk ke kapacitetin as moral, as intelektual, as të drejtë për të qenë aty ku duhet të ishin ambasadorët e vertetë të kombit shqiptar, kampionët e vërtetë, më të mëdhenjtë e historisë shqiptare në sport, art, shkencë etj. Medalisti Olimpik në Boks, Azis Salihi që po lufton me vdekjen në spital i pa mbështetur nga askush, kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, Luiza Gega, Azem Maksutaj, Enver Idrizi dhe shumë e shumë sportistë të tjerë që nuk po i përmend.

Ai spektakël duhet të drejtohej nga dikush tjetër, nga një humanist/e, nga një profesionist orator, folës i shkëlqyer i gjuhës shqipe dhe angleze, nga një që ka dhënë për kombin, nga një që ka kapacitet dhe krenari për të qenë aty.

Dhe të siguroj, ty dhe atyre maskarenjeve politikanë që kanë ndërhyrë që ti te ishe aty, për të të berë pjesë të partive të tyre politike se Shqipëria dhe Kosova ka shumë të tillë.

Kërko falje Nënë Terezës, dhe ktheja të varfërve paratë e tyre që more bashkë me ekipin.

Jeto i lirë në shpirtin tënd, jeto me nder tani në pension dhe mos harro se:

Që të bëhesh njeri i mirë, duhet të punosh me ndershmëri dhe perkushtim të madh një jetë të tërë, por të bëhesh njeri i keq të duhet vetëm një minutë”.
Shtuar më 05/09/2016, ora 13:39
sheni
e Hënë 5 Shtator 2016, Ora 17:40
Keti personi i mungojn kokerat
Go Cana
e Hënë 5 Shtator 2016, Ora 18:19
Qente le te lehin por.. Sa gjynah qe e lidhni cdo gje me fene.. Kini pak kujdes me keto deklaratat e pergjithshme se peshen e kane te madhe..
Sam Rotterdam
e Martë 6 Shtator 2016, Ora 11:29
Po ku ishe ti ore bardhoc? Nje njeri me aftesi e intelegjent si e ki ti jo qe duhet te jet ne Vatican po aj nuk duhet te ket mundesin as te komentoj ndaj dikujt si kemi ne Lorikun apo Hysajn apo cdo njerin nga sportistet tan! Ti nese nuk respektohesh nga vet sportistet tu at'here shikojeni veten se eshte diqka jo ne rregull me ty.
Sabri Ramadani
e Martë 6 Shtator 2016, Ora 14:35
Vetem e vetem se u perzgjodh per shejntrimin e Nenes Tereze ju po e fyeni shume figuren e Lorik Canes!! Si ste vjen turp ta besh ate, ai ka sakrifikuar shume per Kombetaren dhe kmbin tone! Per jua s qe paskam degjuar ndoj here! Por un te them se ne krenohemi me figuren si Lorik Cana e shume te tjere!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori