A do ta durojë Perez? Kjo është deklarata e Navas për Ronaldon
REal Madrid ka pësuar një humbje drastike kundër CSKA Moska në Champions League.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe portieri i klubit madrilen, Kylor Navas ku ka thënë se mungesa e Cristiano Ronaldos po ndihet shumë pasi sipas tij “është e pamundur të mbulosh diellin me gisht”.

Cristiano Ronaldo la një mangësi të madhe, ajo është e dukshme tani. Ju nuk mund ta mbuloni diellin me një gisht, nuk është më një sekretë”, ka thënë Navas.

“Skuadrat që futen në fushë e kanë një qëllim dhe nëse ju e kërkoni atë, ajo do të vije”, vijoi ai.

“Konkurrenca? Ndihem sikur kam ardhur sot, për mua është një nder i madh të luaj këtu, prandaj do të luftoj gjithmonë”, ka përfunduar portieri i Real Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori