A do të jetë i gatshëm Cristiano Ronaldo ndaj Barcelonës? Sot mësohet gjithçka
Orët vendimtare janë të rëndësishme për Cristiano Ronaldon. Pyetja që të gjithë bëjnë në Torino është: a do të jetë i gatshëm Cristiano Ronaldo për sfidën ndaj Barcelonës?

Pas karantinës 10 ditore, Ronaldo sot ka afatin e fundit për të dërguar një çertifikarë mjekësore me të cilën vërteton se ka kaluar Covid19 dhe ndonjë ngarkesë virale shëndetësore.

Dokumentacioni duhet t’i dërgohet Upap (Paneli Këshillëdhënës Uefa Protocol) i cili do ta analizojë dhe aprovojë atë.

Në thelb nuk është e nevojshme që Cristiano Ronaldo të dalë negativ për Covid-19 sot, por që testet që do t’i nënshtrohet gjatë ditës të vërtetojnë ngarkesën e ulët virale.

Tek Juve janë të bindur se Ronaldo është asimptomatik dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurën ndaj Barcelonës.
Shtuar më 21/10/2020, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori