A do të pranohet Kosova në FIFA?!
Pavarësisht se FIFA është një organ zyrtarët e të cilit së fundmi po akuzohen edhe për korrupsion, nuk po i ndal anëtarësimet.

Associated Press shkruan për mundësinë e pranimit të Kosovës dhe Gjibraltarit në FIFA në Kongresin e FIFA-s me 12 dhe 13 maj që do të mbahet në Meksikë.

Kosova dhe Gjibraltari mund të presin që t’i bashkohen familjes së madhe të futbollit.

Kështu këta dy Kombëtare shpejt mund të hyjnë në fazën kualifikuese të grupeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018 i cila fillon në shtator.

Rasti i Kosovës gjithsesi mbetet më kompleks, pasi ngrihet dyshimi se cila kombëtare i përfaqëson shqiptarët.

Kosova u bë anëtare e UEFA-s javën e kaluar.

Kjo i hap rrugë që të bëhet edhe anëtare e FIFA-s. /Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori