E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
A do të veprojë sërish UEFA me dy standarde?
Nuk mjaftoi një goditje e portierit Akinfejev, që gjyqtari të ndërpriste ndeshjen Mali i Zi-Rusi. Ishte pak, dhuna ndaj lojtarëve shqiptarë në Beograd që gjyqtari t’i jepte fund përballjes Serbi-Shqipëri.

Mjaftoi një gur në kokën e polakut Duda që arbitri të mos lejonte vazhdimin e takimit Kukësi-Legia e Varshavës. Nga tetori i 2014-ës deri në korrik 2015, njerëzit e UEFA-s kanë përdorur dy standarde në tri situata të ndryshme.

Në 27 mars të këtij viti, gjyqtari gjerman Deniz Ajtekin, e ndërpreu ndeshjen 35 minuta pasi portieri rus, Akinfejev, u godit me një fishekzjarr dhe rrezikoi seriozisht që në minutën e parë të takimit eliminator të Europianit në stadiumin e Podgoricës.
Ajtekin, gjithsesi, i ktheu në fushë Rusinë dhe Malin e Zi, edhe pse trajneri i rusëve, Fabio Kapelo, ishte kundër. Vetëm në mesin e pjesës së dytë, Ajtekin u bind ta braktiste përballjen, kur u godit me çakmak lojtari tjetër rus, Dmitri Kombarov.

Tifozët u sollën shumë keq edhe në atë ndeshje, me parulla të ndryshme, dhe me ata rusë që dogjën flamurin e NATO-s. UEFA thjesht vendosi fitoren 3-0 të Rusisë në tavolinë, gjobiti 50 mijë euro Malin e Zi dhe e detyroi atë ta luante pa tifozë ndeshjen e radhës në fushën e tij.që i takonte.

Këta janë precedentët që tregojnë se Kukësi thjesht duhet ta humbasë ndeshjen 0-3 në tavolinë dhe të marrë një gjobë, por asgjë më shumë.Gjyqtari zviceran, Shtefan Klosner, u tregua shumë më pak zemërgjerë sesa dy kolegët e tij, të caktuar po nga UEFA, duke mos i dhënë kuksianëve një shans të dytë për të vazhduar ndeshjen.

Pritet vendimi i ditës së nesërme dhe, nëse dënimi do të ishte më i rëndë se për Malin e Zi dhe Serbinë, atëherë përdorimi i dy standardeve do të ndodhte për herë të dytë.
Shtuar më 02/08/2015, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori