"A je i çmendur", De Biazi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt
Xhani De Biazi gjatë një interviste të gjatë me median italiane “TuttoMercatoWeb.com”, ka folur edhe për Shqipërinë dhe idenë e përfshirjes së lojtarëve të ri në lojë:

“Tek Kombëtarja e Shqipërisë unë kam bërë që Elseid Hysaj të debutojë në moshën 18-vjeçare, kur u aktivizonte me Empolin. Po fitonim 1-0 ndaj Norvegjisë, ku sigurisht ishin më të mirë se ne.

Në fundin e ndeshjes, presidenti Duka më thotë që jam i çmendur. Unë i thash që nëse do kishim edhe 5 lojtarë të tjerë si ai, do t’i aktivizoja.

Nëse ia jepni makinën një 18-vjeçari, kjo është për shkak se ai mund të ngasë makinën dhe të përmirësohet gjatë rrugës.

Por nëse e nxehni që në ndeshjen e parë, pjekuria nuk ndodh brenda ditës, duhet vetëm guxim për të bërë zgjedhje të caktuara.”, përfundon De Biazi.
Shtuar më 26/11/2020, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori