"A ta ka nxirë jetën Oriola?" Eros Grezda flet hapur për lidhjen me modelen
Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, ka folur hapur për lidhjen e tij me modelen e njohur shqiptare, Oriola Marashi.

Në një intervistë për “Wake up”, Grezda ka treguar se periudha e karantinës ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre.

I pyetur për pasionin e saj për fotot, futbollisti u shpreh se nuk e kishte problem pasi e dashura e tij ishte perfekte.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?

Grezda: E thatë ju emrin e Oriolës por unë se them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë.

Pyetje: Ishte një test karantina?

Grezda: Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten si ta njohim partnerin.

Pyetje: A ta ka nxirë jetën me foto?

Grezda: E kam ditur këtë punë, ne çunat nuk e kemi shumë qejf për foto, po e kam të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd.
Shtuar më 26/05/2020, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori