Adnan Januzaj tregon se si iu shkatërrua karriera nga Van Gaal
Adnan Januzaj ka hedhur akuza ndaj ish-trajnerit të tij tek Manchester United, Louis Van Gaal. Ai e akuzon atë se i “shkatërroi” karrierën duke i dobësuar besimin dhe ndaloi rritjen e tij si lojtar.

“Nuk kam pasur asnjë mundësi të vërtetë për të treguar talentin tim”, ka deklaruar Januzaj që sot luan për Real Sociedadin.

“Nuk isha në garë për ndonjë vend. Si mund ta them këtë: Ai (Van Gaal) nuk më dha asnjë sinjal të drejtë për të luajtur lojën time. Isha ende një lojtar i ri”, ka shtuar ai.

“Kur në skuadër ka një lojtar të ri, trajneri duhet t’i japë besim. Duhet ta lërë të luajë dhe të rritet si lojtar. Natyrisht, kjo nuk ndodhi nën urdhrat e Van Gaal, kështu që ishte një sezon shumë i vështirë për mua”, ka thënë Januzaj./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2018, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori