Agnelli ironizon Atalantën: Nuk janë për Champions
I pari i Juventusit dhe kryetari i njërit prej komiteteve për zhvillim në UEFA, Andrea Agnelli, ka thënë në mënyrë indirekte se Superliga e Evropës duhet të themelohet sa më shpejtë.

Në një samit në Londër, Agnelli lavdëroi atë që po bënë Atalanta, por deklaroi se ata nuk e meritojnë të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

“Unë kam respekt për gjithë atë që po bënë Atalanta, por duhet ta pranoni se pa histori nuk mund të luash përballë skuadrave më të mira në Evropë. A është e drejtë apo jo?

Pastaj duhet ta shikoni Romën, e cila ka ngritur koeficientin e Italisë për vite më radhë dhe një sezon nuk është në element”, tha ndër të tjera ai, duke tentuar edhe njëherë të përçojë mesazhin e themelimit sa më të shpejtë të Superligës evropiane.
Shtuar më 05/03/2020, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori