Aguero-Negredo, City rikthehet te fitorja (VIDEO)
Pëlqej
Pas humbjes 3-2 në Premier League përballë Aston Villas dhe pas disfatës 1-3 në Champions League kundër Bayern Munchen Manchester City rikthehet te fitorja. Skuadra e Manuel Pellegrinit ka fituar takimin e javës së shtatë të Premier Leagues përballë Everton me rezultatin 3-1 në një ndeshje plot emocion.

Miqtë nga Liverpool kaluan të parët në avantazh me anë të Lukakut që në minutën e 16 por festa e tyre zjgati vetëm një minuta pasi në minutën e 17 Alvaro Negredo vendosi barazpeshën. Për ti dhënë avantazhin City-t që në pjesën e parë mendoi argjentinasi Sergio Aguero që shënoi në minutën e 45.

Me fillimin e 45 minutave të dyta vendasit nuk e ulën ritmin duke gjetur golin e tretë në minutën e 69. Sërish Aguero por kësaj rradhe nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore City ngjitet përkohësisht në vend të dytë me 13 pikë, aq sa ka Liverpool dhe Tottenham, ndërsa Everton qëndron një vend më poshtë me 12 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori