Ahmeti: Zaev rrezikon karrierën politike për të zgjidhur çështjen me Bullgarinë
Lideri i BDI-së, Ali
Ahmeti komentoi intervistën e kryeministrit Zoran
Zaev të dhënë për BGNES.
Ahmeti vlerësoi se
Zaev rrezikon
karrierën e vet
politike për të zgjidhur çështjen me Bullgarinë.
Ahmeti tha se
Zaev ka vullnet të mire për të zgjedh një problem të rëndësishëm që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me ardhmërinë e vendit tonë, për hapjen e negociatave dhe për anëtarësimin e vendit në BE.
“Besoj se kjo është rrezik dhe një sakrificë personale të z.
Zaev për të rrezikuar
karrierën e tij
politike për t’i thënë gjërat aq drejtpërdrejtë me qëllimin më të mirë për vendin, shtetin dhe për qytetarët tanë”, vlerësoi
Ahmeti.
Solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe se asnjëherë nuk kemi kontestuar asgjë sepse fatet tona kanë qenë të njëjta, deklaroi
Ahmeti.
“Ne asnjëherë nuk kemi kontestuar asgjë, as nga gjuhë as nga historia sepse fatet tona kanë qenë të njëjta. Kemi pas zgjedha e okupime nga të njëjtit okupatorë dhe fashist dhe sakrificat i kemi bërë të përbashkëta për të qenë të lirë në këto hapësira ku jemi.”
Ahmeti për në fund shtoi se duhet zgjidhje sa më shpejt të problemit të mos ndikohemi nga emocionet dhe të mos futemi në folklorizëm, por të jemi racional dhe të arsyeshëm.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 17:56