Ajax-Tottenham, formacionet zyrtare: Ajax kërkon ti bashkohet Liverpoolit në finale
Në ‘Johan Cruijff ArenA’ zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Ajaxit dhe Tottenham Hotspur.

Skuadra holandeze fitoi me rezultat 1-0 në Londër, ashtu që i mjafton edhe barazimi për t’u kualifikuar në finale. Spursat duhet doemos ta fitojnë ndeshjen me një gol epërsi, por duke shënuar dy e më shumë gola (1-2, 2-3 etj.). Rezultati 0-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Do të shohim një tjetër përballje taktikash të trajnerëve Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino, të cilët i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Ajax XI: Onana, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong, Ziyech, Tagliafico.

Tottenham XI: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Dele, Lucas, Son. /albeu.com/


Shtuar më 08/05/2019, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori