Ajeti sinjal Spanjës dhe Italisë, pjesë e formacionit të javës në Itali
Pëlqej
Paraqitja e shkëlqyer ndaj Interit dhe mënyra se si zhduku nga fusha e lojës Mauro Ikardin, ka sjellë vlerësime shumë të larta për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Arlind Ajeti. Ndonëse ai la para kohe fushën e lojës në këtë ndeshje për shkak të një shqetësimi, futbollisti i Krotones është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mire të kësaj jave në Serinë A.

Portali Italian “Tuttomercatoweb” e ka përzgjedhur Ajetin në formacionin më të mirë të kësaj jave, në qendër të prapavijës, repart në të cilin rreshtohen edhe Kolarov, Kalabria e Skrinjar, raporton Panorama. Ndonëse ka luajtur vetëm 2 ndeshje me skuadrën e tij të re, Ajeti ka lënë shenjë dhe kjo shihet qartë nga renditja që ky portal u ka bërë të gjithë lojtarëve të Serisë A duke marrë për bazë mesataren e notes që i kanë vënë në javët e para të kampionatit.

Ajeti gjendet në vendin e 14 në renditjen e Serisë A, një vlerësim shumë i lartë duke llogaritur se për një mbrojtës është e vështirë të ketë një mesatare të përgjithshme 6.75, aq më tepër në një skuadër të vogël si Krotone
Shtuar më 19/09/2017, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori