Aksident i i frikshëm në Formula 3, pilotja thyen shtyllën kurrizore (VIDEO)
Pëlqej
Pilotja e re gjermane Sofia Florsh përjetoi një aksident të llahtarshëm në garën e sotme në Formula 3 e cila u mbajt në qytetin Macao. Aksidenti ndodhi në pistën Guia e cila shtrihet përgjatë rrugëve të qytetit Macao.

Në xhiron e katërt të garës për Çmimin e Madh të Macaos, pilotja 17 vjeçare Florsh me një shpejtësi tejet të madhe preku kufizuesen anësore të pistës dhe më pas “fluturoi” mbi gardhin dhe u përplas në platformën pranë pistës.

Pilotja u transportua me plagë të rënda në spital, nga ku u vu re se ajo është në vetëdije, por ka thyer shtyllën kurrizore. Ditën e nesërme pilotja pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Shtuar më 18/11/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori