Aksidentohet me makinë, ndërron jetë futbollisti (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një aksident me makinë i ka marrë jetën ish-futbollistit Jlloyd Samuel i cili ka qenë pjesë e Bolton dhe Aston Villas.

Samuel ka qenë edhe pjesë e Anglisë për moshën 21 vjeç, shkruan albeu.com.

Ai sapo kishte dërguar fëmijët në shkollë dhe teksa po kthehej është përfshirë në një aksident automobilistik ku ka ndërruar edhe jetë.

Lajmi është dhënë si nga klubi i Aston Vilës, ashtu edhe nga Federata e Futbollit të Trinidad-Tobagos, që ka lëshuar një komunikatë për shtyp: “Morëm lajmin e tmerrshëm se ish-mbrojtësi i Kombëtares sonë, Jlloyd Samuel, ka vdekur në një aksident rrugor sot në Angli. Ai po kthehej në shtëpi pasi kishte çuar fëmijët në shkollë dhe një makinë e përplasi për vdekje. Federata dhe ish-shokët e kombëtares i çojnë ngushëllimet më të ndjera familjes në Angli dhe të afërmve në Trinidad-Tobago”.

Gjithashtu edhe klubet angleze të Aston Vilës dhe të Boltonit kanë njoftuar për vdekjen e ish-lojtarit.

/albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori